Luan Rama: Dialog politik për të kaluar krizën

POLITIKË


Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama bëri thirrje për dialog për kapërcimin e krizës politike. Ai tha se kushtet e Bundestagut treguan se vendi ndodhet në një krizë të thellë politike dhe se ato pika janë e vetmja rrugë që duhet të ndjek vendi për ecjen përpara. Luan Rama tha se ky dialog politik po kërkohet edhe nga Bundestagu gjerman por edhe SHBA, ku u vu re edhe në prezantimin e të nominuarës për ambasadore e SHBA në Tiranë, Juri Kim. Zëvendëskryetari i LSI-së tha se ky është mesazhi që partnerët ndërkombëtar i dërgojnë klasës politike, e cila duhet të nis menjëherë dialogun pa humbur kohë. Luan Rama theksoi se çdo lëvizje diplomatike jashtë kësaj platforme është në dëm të interesave evropiane.

Merkel bëri përpjekje për të pranuar parimisht çeljen e negociatave.  Të çelen negociatat pasi të plotësohen kushtet. Pra Shqipëria sipas raportit është në krizë të rëndë politike. Qeveria dhe klasa politike, siç thotë rezoluta, të veprojnë menjëherë përmes dialogut politik. Çfarë presim? Apo të dominuar prej interesave të tjera që s’kanë të bëjnë me interesin e vendit, sabotojnë dhe provokojnë për të mos shkuar tek dialogu politik. Edhe qëndrimi i të nominuarës për ambasadore e SHBA në Tiranë, Juri Kim tha në senat se një nga prioritetet e saj do të jetë nxitja që udhëheqësit e vendit të zgjidhin ngërçin. Janë qëndrime pro interesit të shqiptarëve dhe sjellin tek ne mesazhin që klasa politike duhet të reflektojë menjëherë pa humbur asnjë sekondë kohë për t’u ulur në dialog politik. Që të përmbushen kushtet që ka dhënë rezoluta përbashkët e Bundestagut. Jashtë kësaj platforme është në dëm të interesave europiane të Shqipërisë. Çdo lëvizje tjetër diplomatike e dukshme ose jo që nuk është në përputhje me këtë që thotë Bundestagu apo SHBA është në dëm të interesave europiane të Shqipërisë.” tha Luan Rama





Skip to toolbar