Luan Rama: Përgjimet vërtetojnë krimin shtetëror, ndaj opozita është në protestë

AKTUALITET


Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama reagoi për përgjimet e publikuara të mërkurën në gazeten gjermane “Bild”.

Ai tha se përgjimet janë vetëm maja e ajsbergut dhe se dosja 339 vërteton se krimi elektoral është kthyer në krim shtetëror dhe kjo është arsyeja pse opozita është ngritur në protesta dhe kërkon largimin e kësaj qeverie të ardhur në pushtet me votat e krimit.


“Përgjimet janë maja e ajsbergut të krimit shtetëror. E vërteta nuk mund të mbulohet më dhe as nuk mund të vritet. Dosja 339 nga ku janë marrë përgjimet, që tregojnë rolin prej shërbëtori të qeverisë ndaj krimit, nuk është e vetmja. Sepse veprimtaria kriminale si produkt i krimit të organizuar dhe krimit elektoral nuk është i lokalizuar vetëm në atë zonë siç flitet në përgjime.

Pra krimi elektoral është i shtrirë në një hark më të gjerë dhe mbulon qarqe të shumta të Shqipërisë. Por dosja 339 është e mjaftueshme për të kuptuar se krimi i organizuar përmes krimit elektoral është shndërruar në krim shtetëror.

Krimi legjitimin faktin pse opozita është në protestë për të rrëzuar qeverinë që është edhe kupola e krimit shtetëror. Tashmë të gjithë e kanë të qartë se si janë vjedhur votat, si janë blerë votat dhe si është krijuar maxhoranca e krimit”, tha Luan Rama të enjten për mediat.




Skip to toolbar