Lubonja: Protestonim me Lamen e Shkrelin për kangjellat e Pallatit të Brigadave. Berisha nuk e prishi piramidën se e kundërshtuam

AKTUALITET


Analisti Fatos Lubonja ka risjellë në memorie diskutimin për shembjen e Teatrit Kombëtar kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Edi Rama.

Përballë nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, Lubonja tha në “Real Story” në News24 se të gjithë artistët e kishin kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha më tej se ka protestuar bashkë me Artan Lamen e Artan Shkrelin edhe për kangjellat e Pallatit të Brigadave.


“Në vitin 2010 ky zotëria për të ardhur tek teza a maxhorancës, protestonte se Jozefina donte të prishte Piramidën, e kam mbështetur dhe unë. Tani gjërat e vjetra quhen të vdekura thotë ky. Njerëzit socialistë që dilnin nëpër studio nuk ishte as ky as Veliaj por Artan Shkreli dhe Artan Lame. Kanë protestuar për kangjellat e Pallatit të Brigadave. Do lidhem atje thoshte Lame, i kemi mbështetur. Këta po bëjnë 500 deri në 1000 pallate brenda Tiranës dhe na shesin tani se… kjo është një gjë e vdekur thotë Mazniku. Unë jetoj në Firence që ka 500 mijë banorë dhe ka 34 teatro. Secili është me stilin e vet. Nuk është problemi se bën një skenë madhështore por teatri është mbi të gjitha kulturë, kërkon kulturë. Këta kanë thirrur të gjithë mafiozët të shkatërrojnë Tiranën. Dhe oborret e shkollave janë mbushur me pallate. Unë kam qenë me Ramën në debat për Teatrin Kombëtar. Aty ishin të gjithë aktorët, me Ndrenikën, Luftar Pajën. Aty ishte vetëm një mbështetës i Edi Ramës, Xhevdet Ferri se e kishte bërë drejtor Edi Rama. Opozita nuk është përfshirë fare. Donte të ndërtonte një kullë ky dhe tek Kulla të fuste 2 kate teatër, që atëherë. E kundërshtuam. E mbështetën Fidel Ylli, Trebicka, ndërtuesit. PS hoqi Xhevdet Ferrin, vuri Qirjakon drejtor dhe u rikonstruktua, kryeministri Majko. Objektet e kulturës nuk pakësohen, shtohen.
Çdo çmenduri ka kufi. Edhe mafia më e madhe e ruan një kishë, ruan ca gjëra. Ruan një ekuilibër. Sali Berisha nuk e prishi piramidën, mund ta prishte të thoshte këta janë komunistë por ne bëmë opozitë. Nuk është vetëm maxhoranca që vendos. Kanë dalë kundër intelektualët, nobelistë”, deklaroi Lubonja.




Skip to toolbar