Luftëtari i largohet çdo javë e më shumë rrezikut për rënien nga Katergoria Superiore, pasi këtë fundjavë ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm për mbijetesën.
Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj ka mundur në shtëpi ekipin e Laçit me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Dunga.
Skuadra kurbinase e drejtuar nga Sulejman Starova, nuk arriti të finalizonte me sukses rastet e krijuara, ndërsa vendasit u treguan cinik duke kapur në befasi miqtë në minutën e 52′.
Ishte Aleksi ai që shërbeu për sulmuesim afrikan të Luftëtarit, duke shënuar në portën e Gentian Selmanit.
Më vonë ishte traversa ajo që ndali dy herë Filin, duke i hequr mundësinë e dyfishimit, ashtu si Mane, Mersinaj dhe Gjoni u përpoqën që të vulosnin sfidën.
Me këto tri pikë tepër të rëndësishme, ekipi gjirokastrit vazhdon të besojë te mbijetesa