Manja në Real Story: Mënyra e Metës bllokonte Kushtetuesen

POLITIKË


Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Real Story”, në Neës24, ndërsa foli për procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, kur deklaroi se mënyra që po ndiqet nga Meta do të bllokonte Kushtetuesen.

“Nga ana e presidentit lexohet politikisht procesi. Kush e pengoi presidentin të dekretonte vakancën e dytë? Është tërësisht mungesë e vullnetit politik, për të zgjedhur vakancën e dytë, pasi nuk e pengoi askush”, u shpreh Manja.


Po ashtu, Manja tha në studio se nëse nuk do të votoheshin nga Kuvendi dy anëtaret e reja të Kushtetueses, procesi do të hynte në një zonë rreziku, ku do të ishte e pamundur përzgjedhja e tyre. Sipas tij, rrezikonte që përzgjedhja e tyre të mos bëhej as pranverën tjetër.

“Po t’i referohemi Kushtetutës, të shohim formulën e Kushtetueses, 9 anëtarë, 3 i zgjedh Presidenti, 3 Kuvendi dhe 3 Gjykata e Lartë. Gjykata Kushtetuese është e distancuar nga politika, dhe deri te filtri i KED procesi ka qenë jo politik. Nëse nuk do të ishin votuar sot, e sigurt që edhe për pranverën tjetër procesi do ishte në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, prandaj procesi u përshëndet sot nga SHBA-BE. Ky proces hynte në zonë rreziku, për të mos thënë që ishte e pamundur që ne të votonim sot dy emrat”, deklaroi Ulsi Manja.




Skip to toolbar