Manjani e Gjoni debatojnë në rrjetet sociale, nuk kursejnë sharjet ish kolegët e LSI!

AKTUALITET


“S`më rruhet fare” apo ik pirdhu”, janë këto fjalët e përdorura nga ish-ministri i LSI Ylli Manjani, në drejtim të deputetit Ralf Gjoni, që mori mandatin nga radhët e LSI, pasi kjo e fundit u largua nga parlamenti  duke djegur mandatet. Debati ka nisur dhe është zhvilluar në rrjetet sociale, në profilin në Facebook të Ylli Manjanit, i zili ka shkruar një status ku përmendte Ralf Gjonin, duke e cilësuar atë si një nga deputetët që do të përdor votën e tij në parlament për të shkarkuar Ilir Metën, pas nismës së PS për largimin nga posti të kreut të shtetit, pasi ky i fundit vendosi anulimin e dekretit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. “Asnjë surprizë nuk arrin të bëjë i gjori Ralf. Që në fillim e parashikuam se do marrë mandatin të shkarkojë Metën”, ka shkruar Manjani në Facebook.

Ralf Gjoni i është kthyer ish-ministrit të LSI-së, duke u shprehur se “ti duhet të kalosh përmes një procesi tërësor dezinfektimi përpara e të lakosh emrin tim në publik. Unë s`kam qenë ndonjëherë ministër e as nuk kam firmosur ndonjëherë për tendera”, i shkruan ndër të tjera Gjoni, Manjanit.  Më tej, deputeti Gjoni vijon duke u shprehur se veprimtaria e tij në Parlament po bëhet që “njerëz si tij (Ylli Manjani) të mos mbeten më në mëshirën e Monikës, nëse të bën apo jo deputet, por të mbeten në në dëshirën e njerëzve që meritojnë të votojnë të lirë, me lista të hapura”, shkruan Ralf Gjoni.  Duke treguar aryset pse u bashkua me LSI dhe Metën, Ralf Gjoni i shkruan në fund Ylli Manjanit, se Monikës dhe atij vetë, nuk ia mban të ndryshojë sistemin.


Më pas, Ylli Manjani ka replikuar duke përdorur një gjuhë përtej normales, të paktën për një ish-ministër dhe personalitet të drejtësisë, duke u shprehur me fjalë të tilla si “nuk më rruhet”, apo “pirdhu”.

Si fillim ti dhe lakejt ku po shërben i kërkuat me qiri ato tenderat po su doli asnjëri i imi. Ndaj mundohu të mos hash vetem gazeta se nuk të bëjnë mire. Se dyti, hallet e tua me LSI mund tja thuash atyre dhe jo mua, se nuk më rruhet!  Së treti nuk kisha ndërmend të lakoja emrin tënd, por tani që ma shtive ndërmend po e lakoj dhe e di si më del? Lake… Lake që po na bëke çmos të rregullosh sistemin zgjedhor! O pika sistemit e zgjedhjeve që do u rregullokan nga ty. Po ku ke haber nga sistemi ti mor aman?! Së katërti, ndryshimin e mendimit përpiqu ta shohqësh tek vetja. Vetëm me pak ditë ndryshove nga nuk marr mandat tek e mora mandatin… Së fundi, pirdhu megjithë atë terrenin tat, se hyre e dole kastravec. Nuk kuptove asgje. Sa për kryetarë, do të të duhet pak kohë të vish në nivelin tim të kritikës. T`ja kalosh mirë aty ku ha pilaf”, shkruan Manjani.




Skip to toolbar