Masa e sigurisë për Laert Haxhiun/ U ekstradua nga Greqia, del para gjykatës së posacme

AKTUALITET


Laert Haxhiu, i ekstraduar pak ditë më parë nga Greqia, pritet të dalë sot para Gjykatës së Posacme, për t’u njohur me masën e sigurisë. Më 24 Prill të këtij viti, Gjykate e Posçme dënoi me burg për jetë Laert Haxhiun. Ai u shpall fajtor per ngjarjen e ndodhur ne Lushnje ne tetor te 2017-tes ku mbeten te vrare Jurgen Hoxha e Zamir Latifi dhe u plagosen dy persona te tjere.

Në vendimin e gjykatës thuhet se shenjester e ketij atentati ishte Xhulio Shkurt, nipi i Aldo Bres,por ai u shpëtoi plumbave. Për këtë atentat, sipas SPAK, u bënë ngjarje të vjetra në qytetin e Lushenjes, mes familjeve Haxhiu dhe Bare. Më heret per te njejten ngjerje jane denuar me burg per jete edhe Anterio Kaloshi e Orges Bilbili, dy bashkepunetoret e Haxhiut.


Ky i fundit u arrestua rreth një vit më parë në Greqi, dhe pavarëisht se tentoi disa herë që ti shpëtonte ekstradimit, autoritetet greke vendosën për ta sjellë në Shqipëri.
Haxhiu është një emër I njohur për drejtësinë shqiptare, pasi eshte denuar me 19 vite burg nga gjykata e Lushnjes per nje tjeter atentat ku u plagosen disa persona dhe serish objektivi i sulmit ishte Xhulio Shkurti. Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga deshmia e Artan Tafanit, qe tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar të paktën kater vrasje dhe disa ngjarje te renda kriminale qe kane ndodhur Tirane, Durres, Elbasan dhe Korçë.

Kush është Laert Haxhiu

I konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në vend dhe në të njëjtën kohë nga më të kërkuarit gjatë viteve të fundit Laert Haxhiu tashmë do të përballet me drejtësinë shqiptare. Ai u ndalua në Greqi në maj të vitit të kaluar, pasi ishte në kërkim për një vrasje të mbetur në tentative në vitin 2016-të në qytetin e Lushnjës për të cilën ishte dënuar me 18 vite burg.

Bëhet fjalë për plagosjen e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares i njohur edhe si kreu i bandës së Lushnjës. Sipas hetimeve, konflikti mes Laert Haxhiut dhe Xhulio Shkurtit kishte për bazë hakmarrjen mes grupeve rivale që operonin në qytetin e Lushnjës. Ndërsa në 12 tetor 2017, Haxhiu u përfshi në atë që njihet si masakra e Lushnjës, ku u vranë Zamir Latifi, Jurgen Hoxha dhe u plagosën 2 të tjerë. Edhe në këtë ngjarje, sipas Prokurorisë objektivi ishte të vritej Xhulio Shkurtit, rivali i Laert Haxhiut.

Për këtë ngjarje, gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe Apeli, dënuan me burgim të përjetshëm bashkëpunëtorët e tij, Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. Ndërsa në muajin prill, gjykata e posaçme e dënoi në mungesë burgim të përjetshëm edhe Laet Hxhiun si personin kryesor në lidhje me atentatin ku mbetën 2 të vrarë e dy të plagosur.

Në kohën që Haxhiu mbahej i arrestuar në Greqi, në vendin tonë u arrestuan disa persona mes të cilëve edhe Artan Tafani që tregoi se kishte bashkëpuanur me 32-vjeçarin për të kryer të paktën 6 vrasje si dhe disa atentate. Hetimet nisën nga Prokuroria e Elbasanit dhe më pas u trasferuan në prokurorinë e posaçme.

Kjo e fundit zbuloi edhe anetarë të tjerë të dyshuar të grupit, si edhe dokumentoi 17 ngjarje të rënda kriminale që janë kryer midis viteve 2018-2021. Po kështu prokuroria e Fierit ka dyshime se Laert Haxhiu është I përfshirë edhe në vrasjen e Besnik Hidës, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2019-të në qytetin e Lushnjës.




Skip to toolbar