Masat antiCovid, nga sot Kosova me kushte të reja

KOSOVA


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës, për udhëtimet në kushtet e Covid-19 duke filluar nga sot 22 janar deri në datën 4 shkurt 2022.

NJOFTIMI I MINISTRISE SE JASHTME
➡️ Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të disponojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
1. Certifikatën e vaksinimit me 3 doza (ose me një dozë të vaksinës Johnson & Johnson dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;
2. Certifikatën e vaksinimit me 2 doza (ose me një dozë të vaksinës Johnson&Johnson) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ, jo më herët se 48 orë para nisjes për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare për ata që hyjnë në rrugë tokësore.
➡️ Nga kërkesa për të paraqitur ndonjërën nga dëshmitë e përmendura më lart, përjashtohen:
✅ Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda 3 orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do largohet nga vendi brenda 3 orësh dhe që dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja kufitare;
✅ Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;
✅ Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;
✅ Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;
✅ Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe pjesëtarët e trupave të KFOR;
✅ Personat nën moshën 12-vjeçare;
✅ Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës, janë të detyruar të kryejnë karantinim në kushte shtëpie, për një periudhë prej 7 ditësh, që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës;
✅ Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione, nuk janë të detyruar të kryejnë vaksinim.
🔴Këta persona duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, të administruar jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).
❗Personat nga mosha 12 deri në 16-vjeç, duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.





Skip to toolbar