Bie amnistia penale/ PD dhe Foltorja nuk votojnë lirimin e protestuesve të tyre

Më të fundit


Me kërkesë të kreut të grupit të PS, Bledi Çuçi është hequr nga rendi i ditës projektligji për amnistinë penale, pasi nuk u arrit konsensusi me opozitën për 84 vota. 

Ndërkohë, Rithemelimi po vijon me skenarin e bllokimit, me zhurmues e pankarta në sallë.

Ditën e djeshme Lulim Basha në një deklaratë për mediet tha se PD nuk do të shkojë në seancën e sotme plenare dhe as nuk do ta votojnë ligjin për Amnistinë.

“PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare, është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti kriminal e korruptiv që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar. Kjo është përpjekja më skandaloze në 33 vite për të nxjerrë nga përgjegjësia penale zyrtarët e korruptuar”, tha Basha ditën e djeshme.

As Rithemelimi nuk do të votojë pro, ndërsa do të vijojnë me skenarin për bllokimin e seancës.

Një amendament i deputetit socialist, Plarent Ndreca, relator i projektligjit, bëri që kryedemokrati Lulzim Basha të akuzojë PS-në se po tenton të shpëtojë zyrtarët e korruptuar.

Por, PS thotë se bëhet fjalë për ulje të dënimit me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë e të miturit edhe për ata që janë dënuar nga GJKKO, që më parë përjashtohen nga përfituesit. Gjithsesi, ministri Manja nuk e mbylli derën e diskutimeve, duke thënë se janë të hapur që të gjejnë një konsensus.

Ndërkohë, edhe një propozim i PD i ka ndarë palët. Enkelejd Alibeaj ka propozuar faljen e protestuesve të opozitës nga data 1 tetor 2018 deri më 31 dhjetor 2020. Socialistët pranuan pjesërisht propozimet e Alibeajt për të amnistuar protestuesit por jo ata që kanë akuzën e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtimit të policisë së shtetit.



Skip to toolbar