Acar në fundvit, temperaturat do shënojnë -6 gradë

AKTUALITET


Në ditët e fundit të vitit pritet të ketë një mot të kthjellët dhe pa shira, por me temperatura tepër të ulëta që do të vijën duke rënë në ditët në vazhdim.

Ndonëse moti do të jetë i kthjellët dhe pa reshje shiu, i ftohti do të vijë duke u shtuar, duke bërë që në fundjavë temperaturat të zbresin deri në -6 gradë celsius. Sipas parashikimit të “Meteoalb”, në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore.


“Mot i kthjellët por i ftohtë do të mbizotërojë deri për Vitin e Ri në vendin tonë, përjashtuar zonat malore ku gjatë fundjavës do të ketë reshje të pakta dëbore.

Megjithëse kthjellime temperaturat vijojnë të ulen për shkak të masave ajrore me origjine veri-verilindore duke bërë që gjatë fundjavës dhe ditës së hënë të zbresin në -6 gardë mëngjesi në zonat malore deri në 10°C mesdita. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindore duke krijuar në det dallgëzi”, thuhet në njoftimin e “Meteoalb”.

Prandaj ditët e fundit të 2019 përgatituni mirë dhe mos dilni pa vendosur shall, kapuç apo dorashka.




Skip to toolbar