Gjykata Kushtetuese shtyu këtë të enjte vendimin për kërkesë-padinë e kryeministrit Rama për çështjen e masës së pezullimit të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.
Mbledhja e Kolegjit të Gjykatës ose 3-shja e gjyqtarëve kushtetues, mori kohën deri të martën e javës së ardhshme për të vendosur nëse do e pranojë apo rrëzojë kërkesën, për ta shqyrtuar në themel, me kërkesë të njërës prej gjyqtareve, Marsida Xhaferrllari.
Gjyqtarja Xheferrllari ka zëvendësuar Holta Zaçajn në trup dhe është njohur me aktet vetëm të mërkurën, ndërkohë Rregullorja e gjykatës e parashikon të paktën dy ditë para vendimmarrjes.
“Kolegji u mblodh ditën e sotme sipas planifikimit. Me kërkesë të gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila kishte marrë njoftim për aktet pasditen e datës 26.11.2025 dhe në përputhje me nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore, i cili parashikon se gjyqtarët duhet të kenë në dispozicion kërkesën dhe aktet e kërkesës të paktën dy ditë përpara mbledhjes së Kolegjit”
Treshja për të shqyrtuar në Dhomë Këshillimi çështjen e pezullimit të zv.kryeministres Balluku ishte përcaktuar më parë nga Sandër beci, relator, dhe dy gjyqtaret Sonila Bejtja dhe Holta Zacaj. Kjo e fundit të mërkurën u pasua nga gjyqtari Asim Vokshi, duke bërë që trupa e 3-shes të mos formohej. Të enjten në vendin e Zacaj është caktuar gjyqtarja Xhaferrlari, duke kërkuar kohën e nevojshme për shqyrtuar padinë e Ramës.
Të martën do të vendoset nëse rasti Balluku do të kalojë për shqyrtim në themel apo do të rrëzohet. Në çdo rast, vendimi duhet të jetë unanim. Nëse ka ndarje votash, çështja kalon për shqyrtim në trupën e 8-t gjyqtarëve.
Rama ka kërkuar prej Gjykatës Kushtetuese dhe heqjen e masës së pezullimit për Ballukun, duke argumentuar se pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, deri në shqyrtimin në themel të çështjes. Kërkesa e qeverisë është shfuqizimi I masës ndaj ballukut, me argumentin se është anti kushtetuese.
