Mbyllja e rrjeteve sociale të Donald Trump. Budini: Presidenti amerikan theu rregullat e komunikimit.

AKTUALITET


Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtuese e Departamentit të Humaniteteve dhe Komunikimit në UET, Belina Budini,  e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për mbylljen e rrjeteve sociale të presidentit amerikan Donald Trump, deklaroi se kreu i shtetit të SHBA-ve theu disa rregulla komunikimi.

Budini theksoi se edhe kryeministri shqiptar, mund të thuhet se është një trumpist, për nga mënyra si i përdorur mediat sociale.


“Trump ka thyer rregullat e komunikimit. Ne kemi edhe shembuj si Trump në Shqipëri. Edhe kryeministrin aktual e kemi një trumpist. Do shikojmë edhe se çfarë drejtimi në zhvillim do marrin rrjetet sociale, pas kësaj që ndodhi.

Mediat sociale janë shumë të rëndësishme në ditët e sotme. Rrjetet sociale dhe mediat online janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nuk mund të shikohen dot të ndara”, tha Budini.




Skip to toolbar