“Më jepni një cigare”, 17 orë nën beton, shuhet i riu në Thumanë

AKTUALITET


Një tjetër viktimë i shtohet tragjedisë së tërmetit shkatërrues të së martës me magnitudë 6.3 Rihter. Konfirmimi i vdekjes së tij u bë në studion e emisionit “Real Story” të Sokol Ballës në një lidhje direkt me gazetarin e News 24 Erjon Skëndaj, që ndodhej në vendin e ngjarjes.

I riu ndodhej në një nga pallatet e rrëzuara në Thumanë dhe ndodhej nën rrënoja prej 17 orësh. Ai gjatë gjithë kohës ishte i vetëdijshëm dhe madje në një moment ka kërkuar të pijë dhe një cigare si për të treguar se çdo gjë e tij funksiononte siç duhet, përveçse nuk ndjente gjymtyrët e poshtëm.  I riu me mbiemër Çuka ishte bllokuar nga një tra i banesës që i kishte rënë mbi gjymtyrët e poshtëm duke e bërë të pamundur lëvizjen e tij.


Ekipet e kërkim-shpëtimit punuan prej mesditës së martë e deri në orën 22:00 të mbrëmjes për të nxjerr të riun, i cili shfaqet ne foto duke buzëqeshur dhe me një helmetë në kokë, por ka qenë e pamundur. Pozicioni i tij, rrënojat e shumta sipër dhe gjakderdhja i kanë marrë jetën të riut edhe pse prej orësh mbahej me pompën e oksigjeni.

Me vdekjen e të riut, numri i viktimave ka shkuar në 23 persona, por gjithashtu shumë të tjerë mbeten ende të bllokuar nën rrënoja.




Skip to toolbar