Me mision vetëm fitoren/ Laçi e Kumbulla flasin përpara ndeshjes kundër Ukrainës

Më të fundit


Europiani ka kaluar, ndonëse për njërin nga lojtarët emocionet janë të veçanta.

Qazim Laçi realizoi gol në Gjermani, pikërisht në sfidën historike ndaj Kroacisë, dhe mesfushori I kombëtares shpreson që të vazhdojë me këtë ritëm edhe në Ligën e Kombeve.

Ai flet për ndeshjen ndaj Ukrainës, ndërsa kuqezinjtë nisen ndaj Pragës, dhe padyshim që për të ndeshja është e veçantë.

Marash Kumbulla duket sikur është ringjallur, dhe ka shanse reale për të luajtur.

Mbrojtësi kuqezi aktivizohet në La Ligën e Spanjës, ndërsa Silvinjo mund ta llogarisë përderisa Gjimshiti e Ajeti janë të dëmtuar.



Skip to toolbar