Me pasaportë të vjedhur në kufi, kapet vlonjati i kërkuar për vrasje

AKTUALITET


Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, i cili është kapur në tenativë për t’u arratisur nga Shqipëria në kufirin shqiptar të Qafë Thanës. Në pranga ka rënë Gjon Çaushi, 53-vjeçar, banues në Vlorë i cili akuzohet për “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 3 dhjetor në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, ku dyshohet se ka goditur me mjete prerëse shtetasin E.Sh.

Ai u kap nga policia duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me pasaportën që i kishte vjedhur një shtetasi tjetër


Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një pasaportë me gjeneralitetet e shtetasit A.A, 55 vjeç, banues në Vlorë, të cilën ia kishte vjedhur disa ditë më parë me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.




Skip to toolbar