Ish shoferi i hedh granatë në zyrë, plagoset kryebashkiaku i Lushnjës

AKTUALITET


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së martës (sot) në bashkinë e Lushnjës ku si pasojë ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Nga hetimet e para rezulton se autor i këtij sulmi është ish shoferi i kryebashkiakut, shtetasi Gëzim Saraçi, i cili dyshohet se i ka hedhur një granatë në zyrë.

Dëshmitarët në vendngjarje thonë se ish shoferi e ka pritur kryebashkiakun përpara Bashkisë. Më pas e ka ndjekur nga pas dhe me të hyrë në zyrë kryebashkiaku ai i ka hedhur mjetin shpërthyes që dyshohet se ka qenë granatë.

Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij sulmi të rëndë.

Drejt Lushnjës është nisur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.




Skip to toolbar