Me vizë turistike nuk mund të studiosh dhe punosh. SHBA jep disa këshilla

AKTUALITET


Ambasada amerikane në Tiranë sqaron të gjithë shqiptarët se nuk mund të shkojnë në SHBA me vizitë turiste dhe më pas të studiojnë apo të punojnë, pasi kjo është e paligjshme.

Ambasada këshillon të gjithë qytetarët shqiptarë që janë të pajisur me vizë turistike që të respektojnë rregullat që parashikon ajo, ndërsa bën me dije se vizat e punës janë në dispozicion vetëm për punë të veçantë dhe janë shumë të kufizuara.

“Vizat turistike janë për një udhëtim të shkurtër në Shtetet e Bashkuara, me të nuk mund të punosh apo të studiosh. Sigurohuni që të ndiqni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni për në Shtetet e Bashkuara. Nëse keni pyetje se çfarë lejohet ose jo me vizën tuaj, më pyesni mua! Është gjithmonë kënaqësi për mua t’ju ndihmoj. Pyet Anën”, shkruan ambasada.

Një këshillë e tillë vlen për ata që kanë menduar të shfrytëzojnë vizën turistike drejt SHBA për të qëndruar atje për të punuar dhe studiuar.

🇦🇱️ | Vizat turistike janë për një udhëtim të shkurtër në Shtetet e Bashkuara, me të nuk mund të punosh apo të studiosh….

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Donnerstag, 22. August 2019


Skip to toolbar