Megaoperacioni i SPAK/ Gazetarja: Nga metamorfoza pamë se si zyrtarë të lartë të policisë ishin përfshirë në bandat e krimit

Më të fundit


Gazetarja e Replika.al, Aida Topalli e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për megaopreacionin e SPAK, ku u sekuestruan rreth 3 milionë euro dhe u lëshuan mbi 50 urdhër arreste.

Ajo tha se nga ky megaoperacion, që e quajti “Metamorfoza 3”, pamë se si zyrtarë të lartë të policisë ishin përfshirë në bandat e krimit.

“Kjo është ‘Metamorfoza 3’ për mua. Pamë se si zyrtare të lartë të policisë, si Oltion Bistiri ishte i përfshirë dhe bashkëpunonte me Pëllumb Gjokën. Kemi parë shefin e krimeve të Shkodrës se si jepte informacion. Gjë e që pame edhe në këtë operacion, Klodian Shahini që bashkëpunon me Reçin. Kemi dhe dy personazhe të tjerë, ish-efektivë të RENEA-s. Shihet se si Morina me Bamin kultivonin drogë në Fushë Krujë. Si mund një prokurori e posaçme të japë informacione se ka nën hetim një person të caktuar. Nga Tims rezultonin se dy ish-zyrtarë të policisë së shkarkuar ndodhen në territorin shqiptar.”, tha ajo. /abcnews.al



Skip to toolbar