Mema konfirmohet, por me kusht…

SPORT


Ardian Mema do të vijojë të jetë trajneri që do të drejtojë Tiranën. Pas zërave se ai do të shkarkohej për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës, duket se Mema ka arritur në marrëveshje me presidentin e klubit Refik Halili.

Marrëdhënia mes Memës dhe Hallit pësoi krisje fill pas humbjes në derbi kundër Partizanit, ku Halili në mënyrë indirekte bëri përgjegjës trajnerin dhe stafin, një humbje e cila u pasua me një tjetër rezultat zhgënjyes, barazimi 2-2 kundër Flamurtarit. Sipas Balkanweb palët kanë negociuar gjatë këto ditë, ku kërkohej një ndërprerje e kontratës me mirëkuptim dhe të bëhej jë largim i butë i tij. Detajet e kontratës, ana financiare dhe emri i madh që përfaqëson Mema për klubin bardheblu kanë bërë që palët t’i japin më shumë kohë njëri-tjetrit me shpresën që situata do të përmirësohet pas pauzës që vjen nga angazhimi i Kombëtares. Por eshte konfirmim me kushte. Nuk eshte hera e parë që kjo ndodh me Tiranën. Trainerë të mëparshem janë rikonfirmuar ne situata të ngjashme, por janë shkarkuar pas pak javësh. A do të ndodhë kështu edhe me Memën?





Skip to toolbar