Ndryshime në listën e Rejas, zëvendësohet Hysaj

SPORT


Hysen Memolla do të zëvendësojë Elseid Hysaj në ndeshjet zyrtare me Turqinë dhe Moldavinë. Memolla do t’i bashkohet grumbullimit me skuadrën për ndeshjen në Stamboll më 11 Tetor dhe atë ndaj Moldavisë në 14 Tetor, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, pas dëmtimit të Hysaj të dielën me Napolin.

Mbrojtësi Memolla luan në Finlandë dhe po kalon një periudhë shumë të mirë, ndërsa trajneri kuqezi e kishte vendosur emrin e tij në listën e pritjes.





Skip to toolbar