Kancelarja Merkel ka uruar qeverinë e re greke dhe kryeministrin e ri Kyriakos Mitsotakis, ndërsa ka kërkuar nga ato që të vazhdojnë të kenë një rol konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut. Merkel tha se Gjermania dhe Greqia do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre, ndërsa e i ka bërë ftesë Mitsotakis, duke deklaruar se “pret me padurim të takohen”.
“Marrëveshja e Prespës është një arritje që mundëson normalizimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe sinqerisht shpresojmë se qeveria e re greke në mënyrë konstruktive do të marrë pjesë në këtë proces pozitiv.” – ka thënë Merkel
Kancelarja gjermane falënderoi edhe ish-kryeministrin Aleksis Cipras për punën e bërë duke cilësuar se “ai ka kaluar shumë vite sfiduese, por gjithmonë ka arritur një bashkëpunim të besueshëm.”