Lionel Mesi ishte duke u larguar nga fusha i gjakosur, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi pati një goditje në ndeshjen çerekfinale të Champios League kundër Manchester United. Megjithatë, ndonëse në një situatë asapk të mirë, ylli i Barçës nuk është lënë rehat nga tifozët vendas.
Këta të fundit nuk kanë nguruar t’i këndojnë në kor, në këtë rast, “Viva Ronaldo”. Një tjetër “shuplakë” për kapitenin e Barcelonës, teksa u detyrua të dilte me fytyrën e gjakosur nga kuadrati i blertë i “Old Trafford”
Pasi mori trajtim nga ekipi mjekësor i Barcelonës, në anë të fushës, mbështetësit e “Djajve të Kuq” shfrytëzuan rastin për ta sulmuar Messin, duke i kujtuar rivalin e tij më të madh, CR7, që mbetet idhull në Manchester.
Natyrisht, kjo ishte një mënyrë ekstra, përveç atyre në fushën e lojës nga lojtarët vendës, për ta neutralizuar pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.