Meta dekreton 12 rektorët e rinj të universiteteve, ceremoni në presidencë për fituesit e 30 korrikut

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta dekreton 12 rektorët fituesë të universiteteve publike në Shqipëri. Në një ceremoni në Presidencë, Meta dekretoi nga Artan Hoxha tek Kastriot Caushi të gjithë rektorët që fituan në zgjedhjet e 30 korrikut dhe do të drejtojnë institucionet e arsmit të lartënë vend.

Në fjalën e mbajtur Meta e theksoi se ata u zgjodhën nga një proces jo i lehtë, dhe të tilla do të jenë edhe sfidate tyre. Presidenti i kërkoi rektorëve të transformojnë universitetet në qendra aktive shkencore si dhe të rrisin kapacitetet e bibliotekave.


Po ashtu ai i ka bërë të qartë se mendja e një kombi është arsimi, dhe Shqipëria e cila vuan nga plaga e largimit të të rinjve nga atdheu, ka nevojë për ”brain gain” dhe jo për ‘brain drain”.

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA
Presidenti Meta dekreton Rektorët e Universiteteve Publike.

24 Gusht 2020                                                                               Tiranë

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta u dorëzoi sot dekretet e emërimit rektorëvetë universiteteve publike, të shpallur fitues nga zgjedhjet e 30 korrikut.

Sot në Presidencë u organizua ceremonia e posaçme, ku 12 rektorë, morën zyrtarisht detyrën. Rektorët e rinj, do të drejtojnë për katër vitet e ardhshme institucionet publike të arsimit të lartë në vend.

Presidenti Meta gjatë fjalës së tij u shpreh: Zgjedhja dhe përzgjedhja juaj erdhi nëpërmjet një procesi jo të lehtë, veçanërisht prej situatës së pazakonshme të pandemisë, të papriturave dhe përpjekjeve për t’u përshtatur me masa të cilat shpesh edhe u kontestuan.

Prandaj edhe sfidat përpara jush janë të vështira por jo të pamundura.  

Sfidat dhe vështirësitë me të cilat do të përballeni do të jenë të shumta, sidomos në këtë periudhë pandemie e cila kërkon edhe më shumë impenjim dhe strategji të veçantë për të garantuar cilësi dhe studime sa më efektive. Me marrjen e detyrës suaj, ju nxis të punoni pa u lodhur për t’i transformuar universitetet në qendra më aktive shkencore.

Kreu i shtetit, bëri të ditur se, “Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa e madhe e vendit tonë.  Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë. Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe! U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune. Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”

Presidenti Meta theksoi se: “Njëkohësisht tërheq vëmendjen tuaj dhe kërkoj angazhimin dhe vendosmërinë tuaj të plotë për forcimin e autoritetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe veçanërisht autonominë e universiteteve, duke i mbajtur ato sa më larg politikës dhe ndikimeve dhe qëllimeve të saj.

Liria akademike, autonomia financiare dhe organizative në përputhje me legjislacionin në fuqi janë të rëndësishme për Institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë dhe vendosmëria e përkushtimi juaj për t’i mbrojtur ato duhet të jetë parimor dhe i pa kompromis”.

Rektorët fitues në zgjedhjet e fundit universitare të cilët kanë marrë sot

zyrtarisht detyrën pas dekreteve të emërimit të Presidentit janë:

Universiteti i Tiranës                                       – Artan Hoxha

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë                      – Arben Gjata

Universiteti Politeknik i Tiranës                     – Andrea Maliqari

Universiteti Bujqësor i Tiranës                       – Fatbardh Sallaku

Universiteti i Sporteve të Tiranës                   – Agron Kasa

Universiteti i Arteve                                       – Kastriot Çaushi

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës     – Kseanela Sotirofski

Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan – Skënder Topi

Universiteti Fan.S. Noli, Korçë                      – Dhimitri Bello

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër        – Suzana Golemi

Universiteti Ismail Qemali, Vlorë                  – Roland Zisi

Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër        – Bektash Mema




Skip to toolbar