Meta dhe Rama, bashkë edhe për 75-vjetorin e çlirimit

POLITIKË


Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë bërë bashkë edhe në ceremoninë e organizuar te Varrezat e Dëshmorëve për 75-vjetorin e çlirimit, ashtu si një ditë më herët në Vlorë në ceremoninë për Pavarësinë e Shqipërisë.

Në ceremoninë e zhvilluar për 75-vjetorin e çlirimit kanë marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe zv. kryeministri Erion Braçe. Përmes një fotoje ku shfaqet flamuri ynë kombëtar që ngrihet mbi rrënojat e tërmetit, Veliaj shkruan se do ngrihemi sërish më të vendosur se kurrë.


Sot 75 vite nga çlirimi i vendit, shqiptarët përkujtojnë ditën e shënuar mes dhimbjes dhe lotëve për viktimat e tërmetit që la pas mëngjesi i 26 shtatorit. Ashtu si në 107 vjetorin e Pavarësisë, edhe sot qeveria ka anuluar të gjitha aktivitet që ishin organizuar për këtë ditë, pasi i gjithë shteti është në këmbë për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.




Skip to toolbar