Nis shembja e pallateve në Thumanë, IKMT rrëzon 4 prej tyre

AKTUALITET


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në Thumanë dhe ka nisur punën për shembjen e katër pallateve të cilat u shkatërruan nga tërmeti vdekjeprurës që la pas 48 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur. IKMT njofton gjithashtu se ndërkohë që në Thumanë po shemben pallatet, në Durrës po vijon puna në terren për vlerësimin e objekteve të pabanueshme.

“IKMT prish katër pallate në Thumane, në proces vlerësimi edhe në Durrës. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit pas vlerësimit si të pabanueshëm për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 Nëntorit, ka prishur 2 pallate pesë katësh në Thumanë, ndërkohë që është duke u prishur një i tretë dhe pas tij do të prishet edhe një tjetër. Po ashtu grupet e ekspertimit janë duke bërë vlerësimet në terren në këtë zonë, rast pas rasti dhe në momentin e vlerësimit si të pabanueshëm, atëherë IKMT prish objektin.


Një tjetër grup ekspertësh, është duke bërë ekspertizën në Durrës në objektet ku paraqitet rrezikshmëri më e lartë dhe pastaj me radhë sipas të dhënave paraprake. Deri tani nuk mund të flitet për një shifër të saktë objektesh që duhet të prishen, por numri është i konsiderueshëm”-njofton IKMT.




Skip to toolbar