SHBA sjell ekspertë për vlerësimin e dëmeve

AKTUALITET


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një ekspert për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti, ndërkohë që vijon dhënien e ndihmës humanitare duke shpërndarë artikuj të ndryshëm tek banorët e prekur nga tërmeti. Ambasada e SHBA-së në Tiranë njofton se SHBA do të vijojë të qëndrojë në krah të Shqipërisë në përballimin e kësaj situate.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri. USAID po bashkëpunon me Kryqin e Kuq Shqiptar për të siguruar rezerva emergjence për njerëzit e prekur nga tërmeti. Me financim të USAID, Kryqi i Kuq po shpërndan artikuj jetikë humanitarë, si batanije dhe paketa higjienike, në vendet e prekura më shumë. Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID ka sjellë gjithashtu edhe një ekspert fatkeqësish natyrore në Shqipëri, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare”, njofton ambasada amerikane.





Skip to toolbar