Meta shpërndan foton Rama-Merkel, plasin komentet: “Fillove t’u i shkel syrin”

POLITIKË


Angazhimi i kancelares gjermane Angela Markel për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe në konferencën e donatorëve për të ndihmuar vendin tonë për rindërtimin pas pasojave tragjike të tërmetit të 26 nëntorit ka sjellë dhe reagimin e papritur të kreut të shtetit Ilir Meta, i cili ka vendosur të shpërndajë foton e takimit të Rama-Merkel, por që ky veprim i tij ka sjellë reagime të shumta të ndjekësve të Presidentit.

Shpërndarja e fotografisë është komentuar në mënyra të ndryshme nga ndjekësit e Ilir Metës, ku disa e kanë parë si protagonizëm të tij, ndërsa disa të tjerë si një tërheqje ndaj Ramës. Por nuk kanë munguar dhe mbështetësit e zjarrtë, të cilët e kanë kritikuar për publikimin e fotos.


Kjo është hera e parë që kreu i shtetit shpërndan diçka në mbështetje të kreut të qeverisë që prej përplasjes së Presidentit me Qeverinë, sidomos për zgjedhjet e 30 qershorit. Në foton e shpërndarë Rama-Merkel, Meta ka përshëndetur dhe angazhimin e kancelares, duke vënë në dukje dhe 9 kushtet e Bundestagut.

“Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë!”, shprehet Meta.

Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet…

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 27. Januar 2020



Skip to toolbar