Meta takon Macron në Samitin e Paqes

AKTUALITET


Presidenti Meta është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në kuadër të samitit të Paqes që zhvillohet në Paris. Në një postim në facebook Meta shkruan se bashkëpunimi i Shqipërisë me Francën është shumë i rëndësishëm për të ardhmen europiane të vendit tonë.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane!”, shkruan Meta.


Presidenti francez Macron ishte ai që vendosi veton për të mos lejuar zgjerimin e mëtejshëm të BE-së duke mos i dhënë Shqipërisë të drejtën për çeljen e negociatave për anëtarësim. Sipas Macron BE ka nevojë të kryej disa reforma brenda saj dhe më pas të vijojë me procesin e zgjerimit. Ky qëndrim i tij është kritikuar ashpër nga liderët e tjerë të BE dhe drejtuesit e institucioneve europiane, shumica e të cilëve janë shprehur optimistë për çeljen e negociatave në samitin e Zagrebit që do të zhvillohet në muajin maj të vitit të ardhshëm. Por nga Macron ende nuk ka një deklaratë të tillë.

Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane! 🇦🇱🤝🇫🇷

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 11. November 2019



Skip to toolbar