“Ndaloni sabotimin e Tiranës”. Veliaj reagon për aksionin e IKMT në Astir

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, reagoi mëngjesin e të martës pas nisjes së aksionit të IKMT për prishjen e banesave në Astir. Sipas Veliajt, banesat që po prishen i përkasin banorëve që kanë marrrë kompesim, apo përqindje në pallat. Ndaj sipas tij, këta njerëz nuk duhet të sabotojnë Tiranën.

“Nëse ke marrë paratë apo përqindje në pallat, është e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranës. Partitë e ngritura mbi kulturën e zaptim-bllokimit në pikiatë. Prishen ndërtimet e kompesuara të Astirit, përfundon bllokimi 2 vjeçar i Unazës”, shkruan Veliaj në reagimin e tij.


Mëngjesin e të martës, tre fadroma të IKMT nisën prishjen e banesave dhe ndërtimeve të tjera që preken nga projekti i “Unazës së Re”. Ndërkohë, banorët janë përplasur me policinë, ku mbetën disa persona të plagosur dhe të paktën 5 efektivë policie. Megjithatë, IKMT vijon të shemb ndërtimet, pavarësisht rezistencës së banorëve.




Skip to toolbar