Mijëra persona i bashkohen protestave kundër Trump në SHBA

BOTA


Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shtunën për të kundërshtuar vendimet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton BBC.

Të njohur si “50501”, që nënkupton “50 protesta, 50 shtete, 1 lëvizje”, demonstratat u mbajtën në 250 vjetorin e fillimit të Luftës Revolucionare Amerikane.

Protestat u mbajtën në ambientet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë, përfaqësitë e Teslas dhe në qendrat e shumë qyteteve, ku u parashtruan një sërë ankesash.

Shumë prej tyre bënë thirrje për rikthimin e Kilmar Abrego Garcia, i cili ishte dëbuar gabimisht për në El Salvador.Protestat politike po bëhen gjithmonë e më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara – demonstrata “Hiqi Duart” në fillim të prillit tërhoqi dhjetëra mijëra njerëz në mbarë vendin.

Sondazhet e fundit të Institutit Gallup sugjerojnë se 45 për qind e votuesve e aprovojnë performancën e Trumpit në çerekun e parë të mandatit, në krahasim me 41 për qind gjatë periudhës së njëjtë në administratën e tij të parë.



Skip to toolbar