Miliarderi amerikan gjendet i vdekur në zyrën e tij

BOTA


Është gjetur i vdekur në zyrën e tij miliarderi amerikan, Thomas Lee. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nju Jork dhe mediat vendase shkruajnë se tregtari dhe biznesmeni  78-vjeçare, dyshohet se është vetëvrarë, pasi kishte një plagë me armë zjarri.

Miqtë e Lee janë shprehur të shkatërruar nga vdekja e papritur e biznesmenit.


“Ndërsa bota e njihte atë si një nga pionierët e kapitalit privat dhe një sipërmarrës të suksesshëm, ne e njihnim atë si një bashkëshort, baba, gjysh, vëlla, mik dhe filantrop i përkushtuar që i vendoste gjithmonë nevojat e të tjerëve përpara të tijat,” thotë një mik i ngushtë i familjes.

“Ne kërkojmë që të respektohet privatësia jonë”, theksoi ai.




Skip to toolbar