Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias: Turqia, rrezik ekzistencial për vendin tonë

AKTUALITET


Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, ka deklaruar se Turqia është një kërcënim për vendin e tij në kuptimin ekzistencial.

Gjatë fjalimit në parlament ditën e mërkurë, ku u ratifikua nisma e dikasterit të tij për novacionin në fushën e mbrojtjes, ministri u shpreh se i mirëpret zhvillimet pozitive që ka marrë së fundmi marrëdhënia me Ankaranë fqinje.


Kur ka një shtet fqinj që vë në diskutim statusin e sovranitetit – jo thjesht të drejtat sovrane – dhe traktatet ndërkombëtare për përcaktimin e minoriteteve, pa dyshim që ky është një kërcënim ekzistencial. Kufijtë ligjorë dhe gjeografikë të vendit gjithashtu janë të rrezikuar,” theksoi ai.

Nisur nga situata gjeopolitike, ministri Dendias nënvizoi se duhet një reformë e thellë e Forcave të Armatosura Helene, e ashtuquajtura “Agjenda 2030”, ku përfshihen prokurime armatimesh dhe risi teknologjike përmes Qendrës Greke të Zhvillimeve Novatore (ELKAK)

Në ditët e ardhshme para Komisionit për Armatimet do të vijnë projektet për frigatat e klasit Konstelacion dhe marina e gjeneratës së re. Programi për avionët F-35 do të vijë po ashtu në kuadër të riorganizimit të Forcës Ajrore,” deklaroi z. Dendias.




Skip to toolbar