Ministrja britanike pas takimit me Bashën: Opozita të luajë rol për demokracinë

Më të fundit


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën me sotme me ministren britanike Wendy Morton.

Pas takimit, ministrja Morton ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Twitter”, ndërsa shprehet se fokusi i bisedës ishte politika në Shqipëri.


Ajo thekson se pati një diskutim të frytshëm më liderin e PD-së, duke shtuar se opozita ka rol të rëndësishëm në parlament.

“Një diskutim i frytshme me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi situatën politike në Shqipëri. Partitë opozitare mund të kenë rol të rëndësishëm në parlament për të forcuar demokracinë dhe për të garantuar se zëri i qytetarëve është i përfaqësuar”, shkruan në njoftimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.




Skip to toolbar