Miratoi listën e anëtarëve të KZAZ, pa regjistruar ende PD. Përgjigjet Celibashi

Më të fundit


Ilirjan Celibashi iu përgjigj sot interesit të medias, lidhur me regjistrimin e anëtarëve të KZAZ të Partisë Demokratike, edhe pse kjo forcë politike nuk është regjistruar ende si subjekt zgjedhor për zgjedhjet vendore.

“Vendimmarrja u imponua nga rrethanat, procedurat që duhet të kryejnë komisionet zonale që lidhen me regjistrimin dhe depozitimin më tej të dokumenteve të kandidimit. Nuk është rasti i parë që anëtarët e KZAZ nuk bëhen në mbledhje publike. Zakonisht në mbledhje bëjmë regjistrimin fillestar. Edhe në rastin në fjalë, për një pjesë të KZAZ ne i kemi emëruar më parë, emërimi është bërë dje sepse duhej të merrnin detyrën më së shumti sekretarët e KZAZ, që kanë një funksion kryesor në administrim.


Është vendosur në minutën e fundit, për të mos bllokuar procesin më poshtë. Ne kemi emëruar anëtarë të KZAZ, persona që janë paraqitur nga personi legjitim për komunikim me KQZ. Sefa ka gjithë legjitimitetin, nuk po bëjmë asgjë që ka cënuar një aspect legjiim. Se kush rri në PD kjo nuk është cështja jonë, Sefa është legjitim për të paraqitur kërkesa për anëtarë të KZAZ. Është e ndryshme nga cdo kërkesë tjetër, dhe më së shumti nga kërkesa për regjistrimin e një subjekti zgjedhor.” u shpreh Celibashi.

Ndërsa pyetjes se ç’do të ndodhë me ta nëse PD nuk regjistrohet në zgjedhjet vendore, Celibashi tha se do të vendoset hap pas hapi, kur të ketë një vendimmarrje.




Skip to toolbar