Mirela Bogdani zgjidhet në krye të KLP

AKTUALITET


Mirela Bogdani është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ajo mori miratimin e anëtarëve të këshillit, ku u votua me 10 vota pro.

Bogdani shpalosi gjatë seancës që nisi në orën 09:30 platformën e saj për mënyrën se si do të drejtojë këtë institucion. Bogdani vjen nga radhët e shoqërisë civile.

Ajo ka qenë pedagode në Universitetin e Drejtësisë dhe i është bashkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shkurt të vitit 2022.

Bogdani i është bashkuar këshillit në shkurt 2022. Më herët vinte nga radhët e shoqërisë civile, ka qenë pedagogdë në universitetin e drejtësisë dhe prej dy vitesh mban postin e anëtarit të këshillit dhe sot ka shpalosur platformën për të drejtuar këtë këshill.

Më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë është drejtuar nga Alfred Balla, i cili u shkarkua pak javë më parë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndërpreu mandatin e Ballës, duke e larguar atë nga drejtimi i institucionit më 9 vota pro dhe një abstenim.

Ky qëndrim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë erdhi pas vendimit të dhënë nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, që e përjashtoi Ballen për 15 vitet e ardhshme nga sistemi i drejtësisë.



Skip to toolbar