TIRANË– Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa është kthyer nga Roma në Tiranë.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se në këto momente ka zbritur në Rinas, avioni i linjës së nisur nga Roma, brenda të cilit thuhet se është edhe Xoxa.
SPAK ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprat korrupsion dhe pastrim parash.
“Vjen nga Roma në Aeroportin e Rinasit, ku sipas informacioneve që kemi në të ndodhet dhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt. Pritet që agjentët e BKH dhe Policia t’i njoftojnë masën e sigurisë atë të arrestit në shtëpi të caktuar nga gjykata. Nuk është bërë fillimisht ekzekutimit i kësaj mase për shkak të udhëtimit të saj në Romë. Pritet t’i komunikohet masa dhe më pas pritet të udhëtojë drejt shtëpisë së saj në “Kodrën e Diellit”, raportoi ai/ abcnews.al