Ende pa filluar seanca plenare, deputetët e Rithemelimit kanë zbarkuar në sallën e Kuvendit dhe kanë nisur të zbatojnë skenarin e tyre.
Deputetët e Sali Berishës po bllokojnë seancën duke marrë karriget e deputetëve të PS.
Kjo ka revoltuar deputetin e PS Xhemal Qefalinë, i cili është përplasur fizikisht me deputetin e Rithemelimit Edomd Saphon.
Qefalia e ka shtyrë Spahon, ndërsa më pas ka marrë karrigen dhe është ulur.