7 persona kanë humbur jetën si pasojë e valës të të nxehtit afrikan që ka pushtuar Europën. Viktimat janë shënuar në Francë, Itali dhe Spanjë.
Në Francë, temperaturat arritën rekordin me 45.9 gradë celsius. Shumica e institucioneve arsimore u mbyllën, pasi ishte e pamundur të vijohej me procesin mësimor.
Në Spanjë si pasojë e të nxehtit një pjesë e madhe e pyjeve të Katalonjës, u shkrumbuan nga zjarri dhe e njëjta nxehtësi përvëluese paraqitet edhe në Gjermani dhe Itali.
Për ekspertët e klimës, kjo vapë e panatyrshme, është pasojë e ngrohjes globale nga aktiviteti njerëzor.