Basha sulmon Ramën: Europa të refuzoi, negociatat i fitoj vetë

Lulzim Basha zgjodhi të “kopjojë” Kryeministrin Edi Rama, në “betejën” e nisur në rrjetet sociale mes të dyve, për “fajin” e mos hapjes së negociatave. Basha publikoi të martën në mesditë disa citime të liderëve kryesor të BE-së, që sipas Bashës, ngarkojnë me përgjegjësi qeverinë për për hapjen e negociatave.

Basha shkruan fillimisht se: “Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët”, shkruan në komentin e tij Basha.

Ndërkohë, më pas ai citon Kancelaren Angela Merkel, që sipas Bashës, “Shqipëria nuk bini për një vendim unanim”. “Maqedonia e Veriut ka bërë shumë sa i përket hapjes së negociatave. Ndryshimi i emrit ka qenë një progres i madh, edhe Shqipëria ka bërë progres, por nuk na ka bindur që të marrim një vendim unanim”, shkruan Basha duke cituar kancelaren gjermane.

Më tej, Basha citon dhe presidentin e Francës Emanuel Macron. “Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjerë që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim”, citohet Macron nga Lulzim Basha.

Në fund, kryedemokrati citon Kryeministrin e Hollandës, Mark Rutte, që sipas Bashës, shprehet se: “Ne, si shumë vende të tjera ende jemi të shqetësuar – diçka më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë. Pyesim veten se sa ka shkuar progresi në Shqipëri dhe, pikërisht këtu, kemi më shumë shqetësime”, citohet Rutte nga Basha.

Të hënën, në një  konferencë për mediat kreu i PD u shpreh se Shqiqërisë i duhet një qeveri e re për të hapur negociatat. “Ne na duhet një qeveri e re, një qeveri që çon vendin përpara në procesin e integrimit europian, qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Lulzim Basha duke kërkuar që Rama të ndjek shembullin e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Franca feston Ditën e Bastijës, prezantohet fuqia ushtarake e Europës

Të dielën në Francë u festua Dita e Bastijës, me një paradë ushtarake me pjesëmarrjen e mijëra trupave që marshuan në Shëtitoren Champs Elysee. Udhëheqës evropianë, në mesin e tyre.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ju bashkuan presidentit francez Emmanuel Macron gjatë paradës tradicionale, që këtë vit ishte me temën e bashkëpunimit ushtarak evropian. Në paradë ishin 4,300 ushtarë, rreth 200 automjete dhe mbi 100 avionë, një pjesë e tyre nga vendet e tjera evropiane. Në mesin e udhëheqësve të huaj që ndoqën paradën ishin edhe kryeministri holandez Mark Rutted dhe Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa.

Parada këtë herë ishte një ekspozim i pajisjeve ushtarake të teknologjisë së lartë, si drone, automjete autonome në miniaturë, ushtarë me pushkë anti-dron dhe një “ushtar fluturues”, një person që qëndronte në ajër mbi një platformë fluturuese, që u duartrokit më shumë nga spektatorët.

Dita e Bastijës përkujton marrjen e kontrollit të Kështjellës-burg të Bastijës nga populli në Paris, në vitin 1789, një nga ngjarjet kryesore të Revolucionit Francez. Kjo ditë është sot festa kombëtare e Francës. Në një mesazh drejtuar popullit francez, Presidenti Macron theksonte angazhimin e parevokueshëm të Francës ndaj sigurinë së vendit dhe asaj evropiane.

Nisma e Ndërhyrjes Evropiane është një koalicion ushtarak i 10 shteteve, të gatshme për të reaguar ndaj krizave. Kjo nismë e filluar vitin e kaluar dhe e udhëhequr nga Franca, përfshin Gjermaninë, Belgjikën, Britaninë, Danimarkën, Estoninë, Hollandën, Spanjën dhe Portugalinë./VOA/

Moti i nxehtë shënon 7 viktima në Europë, Franca përjeton ditë tmerri

7 persona kanë humbur jetën si pasojë e valës të të nxehtit afrikan që ka pushtuar Europën. Viktimat janë shënuar në Francë, Itali dhe Spanjë.

Në Francë, temperaturat arritën rekordin me  45.9 gradë celsius. Shumica e institucioneve arsimore u mbyllën, pasi ishte e pamundur të vijohej me procesin mësimor.

Në Spanjë si pasojë e të nxehtit një pjesë e madhe e pyjeve të Katalonjës, u shkrumbuan nga zjarri dhe e njëjta nxehtësi përvëluese paraqitet edhe në Gjermani dhe Itali.

Për ekspertët e klimës, kjo vapë e panatyrshme, është pasojë e ngrohjes globale nga aktiviteti njerëzor.

Gjermanët kundër Metës: Zgjedhjet më 30 qershor, kriza do ndikojë te vendimi i KE

Pas përfundimit të takimeve zyrtare të planifikuara në axhendën e tyre dy ditore, delegacioni i deputetve të Bundestagut, i kryesuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të (SPD), Josip Juratoviç. Pikërisht ky i fundit, ka folur, i shoqëruar dhe nga kolegët e tij deputet të Bundestagut, në një konfrencë për shtyp nga ambientet e ambasadës Gjermane në Tiranë. Joratoviç ka dalë kundër shtyrjes së datës së zgjedhjeve, duke u shprehur se nëse ajo është vendosur në Kushtetutë, duhet të respektohet.

Janë punë të brendshme të vendit. Por, kam kuptuar se ky vend ka një Kushtetutë dhe Kushtetuta është baza e një vendi. Në Gjermani Kushtetuta vlen si baza dhe për këtë arsye kam besim te ajo që përcakton Kushtetuta. Nëse Kushtetuta parash që zgjedhjet duhet të zhvillohen në një moment të caktuar, ato duhet të zhvillohen në këtë moment. Sepse vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke u bazuar në Kushtetutë… Dhe unë konsideroj që demokracia përfaqësuese në formatin e parlamentit është organi më i lartë demokratik”, u shpreh Juratoviç.

Më tej, gjatë fjalës së tij, Juratoviç u shpreh se turi që ai dhe kolegët e tij kanë ndërmarrë në Ballkan, lidhet me njohjen e mëtejshme me ecurinë e reformave. Në këtë rrjedhë, kryetari i Grupit Parlamentar të SPD, u shpreh se Shqipëria dhe rajoni është oborr i brendshëm i BE-së dhe duhet të anëtarësohet.

Kemi pasur kontakte me përfaqësues të parlamentit, komisioneve parlamentare, kryeministrin Rama, ministren e Drejtësisë dhe të Brendshmin për një panoramë të plotë të vendit dhe reformave. Për ne ka qenë e rëndësishme të mësojmë ecurinë e reformave për të ditur sa e përgatitur është Shqipëria për negociatat. Shqipëria dhe i tërë rajoni është oborri i brendshëm i BE-së dhe duhet të jetë pjesë e këtij unioni. Për mua, demokracia është një komunitet vlerash”.

Mirëpo, deputeti gjerman, tha se situata aktuale politike në Shqipëri, do të jetë vendimtare në vendimin e Këshillit të Europës për votimin pro ose kundër hapjes së negociatave me BE-në.

Zgjedhësit në Shqipëri dhe shoqëria është e informuar mirë se cfarë do apo nuk do dikush. Situata aktuale do të luajë një rol në vendimmarrjen e Këshillit dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së janë parlamentet që vendosin. Jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për zgjerimin e unionit. Kush pengon procesin e integrimit pengon ata që besojnë në vlerat demokratike” tha Josip Juratovic.

Protesta, reagon Basha: Europa e dëgjoi zërin tonë, tani është koha për zgjidhje politike

Kreytari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për protestën e djeshme të opozitës, duke shkruar një status në Facebook. Basha shprehet se Europa e ka dëgjuar zërin e shqiptarëve të bashkuar, ndërsa ka theksuar se tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës dhe zgjedhje të lira.

Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar”.

“Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim. Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan Basha.

Skip to toolbar