Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në afërsi të fshatit Zharrnec në Lushnje ku dy të rinj me motor janë përplasur kokë më kokë me njëri -tjetrin dhe si pasojë ka ndërruar jetë një nga drejtuesit e mjetit.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 21-vjeçari me iniciale R.SH. banues në Divjakë. Fillimisht ai u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ka ndërruar jetë pak pas mesnate. Ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit tjetër E.M, 24 vjeç i cili ndodhet në Spitalin e Lushnje.
Dy motorët u përplasën kokë me njëri-tjetrin. Ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.