Mund të hapet telefoni i Kryemadhit? Gazetari: SPAK mbrohet me vendimin e gjykatës. Çupi: Përmbajtja i takon drejtësisë

Më të fundit


Gazetari Ermal Vija thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) mund ta hapë celularin e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit, të cilin e ka sekuestruar pas kontrolleve në banesën e së ëmës, Fatime Kryemadhi.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Vija u shpreh se SPAK mbrohet me vendimin e gjykatës, përmes së cilës ka ushtruar kontroll në banesë dhe mjetet e sekuestruara, shërbejnë si provë.


Ndërsa analisti Frrok Çupi deklaroi se përmbajtja e celularit, i takon drejtësisë.

Ermal Vija: Në rast se nuk hapet me dëshirën e personit, janë ekspertët e IT të cilët e hapin. Celulari i gjetur në banesë, SPAK thotë që nuk jemi nisur për të marrë celularin e Kryemadhit. Në banesë janë gjetur 5 celularë. Është një provë. SPAK ka shkuar për kontroll në një banesë, ka sekuestruar 5 celularë, në bazë të një vendimi gjykate. Sigurisht që mund ta hapë. Nuk është marrë në banesën e pronarit, unë e kam marrë bazuar në vendimin e një gjykate. SPAK ka shkuar me vendim gjykate. SPAK mbrohet me vendimin e gjykatës. Të gjitha materialet që gjenden, vjen oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, me vendimin e gjykatës, dhe thotë që në këtë zonë do ushtroihet konrtrioll me këtë vendim gjykate, merren të gjitha sendet, kompjuterët, merren për sekuestrim, BKH dhe SPAK të tregojnë vendimin e gjykatës. Po flasim për vendimet e gjykatës.

Frrok Çupi: Është problem përmbajtja që ka brenda celulari, nuk është problem mjeti. Mjeti i takon Monikës, së ëmës, nuk ka problem. Ajo që ka brenda i takon drejtësisë. I përket heimi, i përket hetimit, i përket gjykatës. Nuk mund të jetë më pronë e tyre.




Skip to toolbar