“Kryemadhi, “viktima” e parë e SPAK”, Frrok Çupi: Do të mbetet edhe pa mbështetje politike, ka kuptuar se…

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi, duke komentuar deklaratat e fundit publike të Monika Kryemadhit, thotë se ajo e ka kuptuar se do të jetë “viktima” e parë që do të hetohet nga SPAK.

I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, analisti shtoi se shumë shpejt do të mbetet edhe pa mbështetje politike.


“Po të kesh parasysh profilet e këtyre çifteve çka dimë nëpër botë dhe në rajonin tonë është reagim normal i saj në kuptimin e momentit kur ajo ka humbur mbështetjen e burrit të saj ndërkohë që ka kuptuar se është njeriu i parë në çift që do të hetohet. Ndërkohë ndodhet para një krize familjare dhe politike, shkëputet dhe lihet pa mbështetje politike në ditët që vijnë dhe s’mund të jetë më në Partinë e Lirisë.

Është para faktit që Kryemadhi thotë se ne gratë bëhemi shpeshherë viktimë e burrave, do të thotë se ajo do të jetë viktima e parë por s’ja fal vetes dhe çiftit. Këto janë çifte që ndërtohen mbi bazën e korrupsionit dhe njëri prej tyre që është më dhelpëraku mban shënime. Si duket ka kuptuar se Iliri ka mbajtur shënime më shumë se ajo pse veprat i kanë të përbashkëta ato që janë të dukshme.“, tha Çupi.

Ndërkohë, duke komentuar se nuk ka asnjë reagim as nga Foltorja apo nga PD zyrtare, analisti tha:

“Secili një për një prej tyre kanë një shpresë të kotë se një ditë zoti do të kujtohet dhe do të thotë je sjellë mirë. Me këtë psikozë kanë ardhur në qeverisje. Këta kanë vepruar ky është miku im dhe nesër s’ka qenë miku im dhe do të bëhet prapë miku im. Kjo është njëra arsye. Arsyeja tjetër është se, siç përmendëm Berishën ose militantët e tij, më në fund janë ngarkuar me plot vepra dhe akte të tilla, secili prej tyre është kandidat për t’u hetuar, për të mos qenë më deputet dhe lodhja në këtë mënyrë nuk shkon deri në pikën që të zgjojë energji për të mbrojtur dhe Ilirin.”, shtoi ai./abcnews.al




Skip to toolbar