Murrizi i qan hallin “Zogut të Tironës”: Doni ta lini të shkretin në burg

AKTUALITET


Është miratuar me debate projektligji i qeverisë për amnistinë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa deputetët e opozitës kanë ngritur si shqetësim disa çështje të specifike duke përmendur edhe emra të burgosurish. Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka shprehur shqetësimin se amnistia nuk ka përfshirë edhe Zogun e Tironës të arrestuar pak kohë më herët për prostitucion. Ai tha se projektligji është hartuar në atë mënyrë që Zogu (Hermes Nika) të qëndrojë në burg, ndërsa ka shprehur pakënaqësi që projektligji nuk u miratua para Vitit të ri.

“Kam menduar se numri i përfituesve do të ishte më i madh sesa kaq dhe do të ishte mirë që amnistia të ishte bërë përpara Vitit të ri, se keni thënë që do jenë vetëm gra, tani na qenkan edhe burra.


Pra të futet në nen të gjitha kundra vajtjet që janë ende në proces gjyqësor edhe unë jam në një mendje me kolegët e tjerë që të ketë një datë të caktuar se deri kur mund të bëhet aminstia, se do fillojë pastaj dhe puna e sekserëve.

Te ato pika që ndaloni në amnisti është dhe vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, bëhet fjalë për “Zogun e Tiranës”, se nuk e qëlloj dot, Zogun e shkretë do ta dënojnë këta se e kanë përdorur për vota, se po të ishte vetëm për në zanatin e tij do lirohej ai”, tha Murrizi në komision.

Deputetja Ermonela Felaj nga ana tjetër tha se nuk parashikohet në asnjë vend që amnistia të bëhet në një ditë të caktuar, dhe viti i ri është thjesht një traditë që është ndjekur në këto 30 vitet e fundit. Në përfundim deputetët e komisionit miratuan ligjin për amnistinë nga i cili përfitojnë disa kategori, më së shumti gratë dhe të miturit, si dhe të dënuarit jo për vepra të rënda penale.




Skip to toolbar