Mustafa paralajmëron ndryshime në LDK

KOSOVA


Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të dalë nga këto zgjedhje me një rezultat tejet të dobët, më të dobëtin në historinë e saj.

Për këtë çështje ka reaguar edhe kreu i saj, Isa Mustafa, i cili paralajmëroi analizë dhe ndryshime në LDK.


“Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në Facebook.

LDK-ja nga këto zgjedhje pritet të dalë partia e tretë, pas PDK-së (e dyta) dhe LVV-së (e para).




Skip to toolbar