PS voton më 16 nëntor, Balla: Siguron barazi gjinore, Rama: Sjell energji të reja

POLITIKË


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla tha se PS është partia më e besuar në Shqipëri dhe e vetmja që siguron një barazi gjinore në nivele qeverisëse 50 % burra dhe 50 % gra. Këto deklarata Balla i bëri nga Elbasani ku nën moton “TI ZGJEDH” prezantoi kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 16 nëntorit për delegatë në Kongresin e Partisë Socialiste.

Partia Socialiste do të bëjë të mundur që të zgjedhurit e saj në qeverisje ose në nivel lokal të jenë 50 për qind burra e 50 për qind gra. PS sot ka bërë shumë për barazi gjinore, teksa ne kemi shumë ministre në qeveri.  Partia Socialiste sot është partia më e madhe në vend, duke pasur mbështetje edhe nga gratë.


Ne në çdo organizatë kemi zgjedhur një burrë e një grua, për ta çua barazinë gjinore në PS 50 për qind burra e 50 për qind gra”, tha  Balla.

Ai foli edhe për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane ku tha se PS do të bëjë gjithçka që nën qeverisjen e saj vendi të integrohet sa më afër BE.

Ne duhet të bëjmë gjithçka që të marrim edhe mandatin e tretë. Ne kemi sot të gjitha bashkitë në qarkun e Elbasanit. PS qeveris sot në 60 bashki të vendit, ne jemi pjesë e të majtës europiane, kemi ruajtur natyrën reformiste të Partisë Socialiste. Partia Socialiste është partia e vetme moderne në vend.

Nuk duhet të harrojmë se partia në territor është më e fuqishme me njerëzit e thjeshtë. Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria sot është kandidate për të hapur negociatat me BE.

Mos të harrojmë se Shqipëria ka bërë të gjitha detyrat që i takojnë, por BE-ja duhet të mbajë fjalën për të hapur negociatat. Misioni historik është që PS të qeveriset nga Edi Rama”, tha Balla.

Nisma “TI ZGJEDH” nga Elbasani u përshëndet edhe nga kryeministri Rama, i cili tha se zgjedhjet e 16 nëntorit do të sjell ripërtëritjen e Partisë Socialiste, për t’u përgatitur për sfidën e 2021 me energji të reja.

Zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm në mediat e zëna me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota, por janë një proces me shumë pjesëmarrje, organizatë më organizatë e asamble më asamble, ku Partia Socialiste po ripërtërihet e riorganizohet për sfidën e vitit 2021. Një përgëzim për të gjithë anëtarësinë socialiste dhe për socialistët e socialistet e Elbasanit, që siç tregojnë këto pamje po shkojnë drejt zgjedhjes së delegatëve të Kongresit me energji të reja pozitive“, shkruan Rama.




Skip to toolbar