Ndahet nga jeta ish-anëtarja e ‘Brigadës së Kuqe’ që mori peng dhe vrau Aldo Moron, Barbara Balzerani

BOTA


Ka ndërruar jetë të hënën në Romë në moshën 75-vjeçare Barbara Balzerani, e dënuar nga drejtësia italiane si pjesëtare e organizatës terroriste ‘Brigadat e Kuqe’. Ajo nuk u pendua kurrë, por shprehu “dhimbje të thellë për viktimat e terrorizmit”.

Balzerani iu bashkua organizatës ‘Brigada e Kuqe’ në vitin 1975.


Si pjesëtare, ajo mori pjesë në një sërë vrasjesh dhe në rrëmbimin e Aldo Moros më 16 mars 197, ku u vranë pesë anëtarët e eskortës së kryeministrit të atëhershëm të Demokristianëve.

Në vitin 1981, Balzerani mori pjesë në rrëmbimin e gjeneralit amerikan të NATO-s James Lee Dozier.

Autoritetet italiane mundën ta arrestonin më 19 qershor 1985, një nga anëtaret e fundit të organizatës që mbeti e pakapur.

Në vitin 2001 ajo kritikoi paraqitjen e Brigadave të Reja të Kuqe, ndërsa pesë vjet më vonë u lirua pas vuajtjes së dënimit në vitin 2011./abcnews.al




Skip to toolbar