Ndahet nga jeta ylli i “Rocky”

AKTUALITET


Aktori amerikan Carl Weathers ka vdekur në moshën 76-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Weathers, i cili luajti rolin e  Apollo Creed në katër filmat e parë të Rocky, “vdiq i qetë në gjumë”, sipas një deklarate të lëshuar nga familja e tij. Filma të tjerë të rëndësishëm të tij kanë qenë Predator, me Arnold Schwarzenegger, dhe Happy Gilmore i Adam Sandler.


Weathers, i cili filloi karrierën e tij si një mbrojtës i NFL, “ishte një qenie njerëzore e jashtëzakonshme që jetoi një jetë të jashtëzakonshme. Nëpërmjet kontributit të tij në film, televizion, art dhe sport, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe njihet në mbarë botën dhe brezat. Ai ishte një vëlla, baba, gjysh, partner dhe mik i dashur”,-thuhet në deklaratën e familjarëve të tij.




Skip to toolbar