Ndërron jetë aktorja legjendare me origjinë shqiptare, Irene Pappas

AKTUALITET


Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, aktorja me famë botërore, Irena Pappas. Ka qenë vetë aktorja ajo që ka pranuar origjinën shqiptare.

Irene Papas së bashku me aktorin e njohur shqiptar kanë luajtur në filmin e titulluar “Një fëmijë i quajtur Jezus”, atje ajo ka bërë të ditur se ka origjinë shqiptare.


“Unë nuk mund ta lë këtë botë duke mos e thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kam lindur në vitin 1926 dhe mbiemri im fillimisht ka qenë Leleku”, ka thënë ajo.

Irene Leleku, Papas, ka luajtur role të ndryshme në 90 filma.

Roli i saj më i shquar është ai i Penelope, në serialin italian “Odiseu” së bashku me legjendarin kosovar, Bekim Fehmiu.




Skip to toolbar