Ndërron jetë monarku i fundit i Greqisë

BOTA


Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare monarku i fundit i Greqisë, Costantino II.

Kostandinos Glisburg, i cili mbretëroi nga viti 1964 deri në vitin 1974, ndërroi jetë në një spital të Athinës, pasi ishte goditur nga një iktus.


Monarku i fundit grek, Costantino II u rrëzua nga froni në vitin 1974 me anë të një referendumi, rezultatin e të cilit ai e pranoi.

Mbreti Costandino ishte nip i mbretëreshës Elisabet dhe kushëri i mbretit aktual të Anglisë, Karl. Ai është vëllai i ish-mbretëreshës së Spanjës Sofia dhe nip i mbretëreshës së Danimarkës.




Skip to toolbar