Ndërron jetë në burg ‘mashtruesi’ më i madh i kohërave moderne

Më të fundit


Ka ndërruar jetë  ish-shefi i bursës së SHBA, Bernie Madoff. Raportohet se ai ka humbur jetën në burg, në moshën 82 vjeçare dhe lajmi për vdekjen e tij u dha nga Byroja e Burgjeve.

Madoff u shpall fajtor në vitin 2009 për organizimin një skemë mashtrimi, ku sipas hetuesve ajo nisi në fillim të viteve 1970 dhe me anë të kësaj skeme, ky i fundit ka mashtruar deri në 37,000 njerëz, duke u marrë miliona dollarë.


Ne fillim, ai konsiderohej si një prestigjator i investimeve me një emër të pastër: Një njeri, të cilit mund t´i besoje verbërisht, kjo ishte bindja e klientëve të tij, sepse ai i shumëfishonte paratë e tyre.

Por, Madoff u shemb gjatë krizës financiare të vitit 2008. Firma u hetua tetë herë nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit sepse bëri kthime të jashtëzakonshme.




Skip to toolbar